
Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione të reja për të ndaluar linjat ajrore ruse shtetërore Aeroflot, Ural Airlines dhe Rossiya Airlines të shesin vendet e tyre të papërdorura të uljes në aeroportet britanike. Këtë lajm e ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Truss thotë se Mbretëria e Bashkuar ka mbyllur tashmë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, por do të sigurohet që ato të mos mund të marrin para nga aeroportet e tyre.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se vlerëson se vendet e uljes kanë vlerë 50 milionë funte.



