7 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Tiranë ku një autobus është përplasur me një automjet.
Rezulton se katër persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore ku njëri prej tyre është transportuar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



