
Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se arsyeja se pse po bëhet një luftë e madhe për bashkinë e Rrogozhinës është për shkak të bilancit që do të ketë kryebashkiaku Veliaj, si kryetar politik i qarkut Tiranë. Duke vijuar më tej se fitorja e kësaj bashkie është bast personal i Veliajt për të nxjerrë rezultatin e qarkut 4-1, sesa realisht ka ndonjë rëndësi kaq të madhe Rrogozhina për të luftuar si për jetë a vdekje. "Kemi parë një situatë tej normales në Rrogozhinë. Po luftohet ashpër a thua është betejë referendare apo betejë për zgjedhje politike. Është investuar dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka hedhur dhe akuza të forta ndaj deputetit të opozitës, “Bashkë Fitojmë”, duke thënë se ai kërkuar të rimbursojë shpenzimet e fushatës. Zotëria në fjalë e ka përgënjeshtruar hapur dhe ka thënë që është e pavërtetë. Është pikëpyetje e madhe pse duhet të investohet kaq shumë kryetari politik i qarkut të Tiranë për një bashki që mund të jetë më periferikja e këtij qarku për nga rëndësia, për nga pesha demografike. Nëse Vora ka madhësi të vogël, ka peshë të madhe sa i përket aktivitetit industrial. Rrogozhina dhe nga demografia dhe nga pesha që zë në industri, zë një peshë të papërfillshme krahasuar me bashkitë e tjera. E vetmja gjë që të lind të mendosh që po bëhet një luftë kaq e madhe këtu është për shkak të bilancit që do të këtë kryetari Veliaj 4-1 sikundër ishin në përfundim të zgjedhjeve të kaluara. Mendoj se është bast personal i Veliajt për të nxjerrë rezultatin e qarkut 4-1 sesa realisht ka ndonjë rëndësi kaq të madhe Rrogozhina për të luftuar si për jetë a vdekje". Për Kalemajn, pezullimi i fondeve të BE-së për bujqësinë është përgjegjësi politike dhe ministrja Krifca duhet të kishte dhënë dorëheqjen. "Kjo ishte një rrufe në qiell të hapur për ata që nuk e kishin ndjekur këtë procedurë. Pastaj morëm vesh që ky hetim paska filluar vite më parë. Është përgjegjësi e plotë politike dhe habitem që ministrja nuk ka dhënë akoma dorëheqjen. Ministrja aktuale Krifca, e cila hap dhe ‘akademinë e barinjve’ dhe do i mësojë barinjtë si të mjelin lopën, kur ka qenë drejtoreshë e AZHBR-së, në 2018 ka filluar dhe hetimi, apo zhvendosja e fondeve në drejtim të paditur, sa e detyron OLAF-in për të ndërprerë fondet e IPARD II dhe jo siç u tha vetëm një faturë. Dhe IPARD III që nuk ka filluar akoma vihet në pikëpyetje dhe druaj që nuk do të jetë fundi i dramës mund të ketë dhe më, mund të detyrohet qeveria shqiptare të kthejë ato para që nuk janë dokumentuar si janë shpenzuar . Edhe mund të mbyllet fare IPARD-i, apo mund të operojë para se AZHBR-ja".



