Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim këtë të mërkurë me kryetarin e LSI-së Ilir Meta. Takimi është u mbajt në Kryesinë e Kuvendit prej orës 10: 00 deri në orën 11:00. Ende nuk dihen arsyet e ketij takimi, i cili vjen në një moment ku përflitet për ndryshime në qeveri. Gjatë kesaj jave Rama dhe Meta kanë shprehur qendrime të ndryshme lidhur me zërat për ndryshim në kabinietin qeveritar. Kryeministri ka hedhur poshtë zërat për rifreskim të kabinetit ndërsa Meta është shprehur pro duke theksuar se qeveria ka nevojë për impulse të reja.



