Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy