Parlamenti sllovak ka miratuar një ligj që parandalon regjistrimin e islamit si fe zyrtare në vend. I propozuar nga Partia Nacionale, e cila është në koalicionin qeverisës, ky ligj është miratuar dje me 2/3 e votave në Parlament, raporton Reuters.
Ligji parashikon dyfishimin e numrit të besimtarëve për kualifikimin e islamit si fe e njohur nga shteti. Në mënyrë që të bëhej kjo, sipas ligjit të miratuar dje, në Sllovaki duhet të ketë mbi 50 mijë myslimanë.
Aktualisht, 62 për qind e sllovakëve janë katolikë. Partia e Popullit në Sllovaki pati propozuar që shifra të ishte 250 mijë, por kjo u refuzua nga shumica e deputetëve.
“Islamizimi nis me një kebap dhe është rrugës aktualisht në Bratislavë. Duhet të kuptojmë atë që mund të ndodhë në 10 vjet”, tha kreu i Partisë Nacionale, Andrej Danko.



