260 vende pune të reja apo u formalizuan të vjetrat?

260 vende pune të reja apo u formalizuan të vjetrat?

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe deputeti demokrat, Dashamir Shehi, janë përplasur sot në lidhje me shifrat e punësimit. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet Akti Normativ për buxhetin 2018, Ahmetaj tha se në 4 vitet e fundit janë hapur 260 mijë vende pune.

“Merrni listë-pagesat dhe verifikoni dublimet a janë 260 mijë vende të reja pune në 4 vite apo jo. Nuk e rritëm ne parashikimin, por FMN-ja”, tha Ahmetaj.
Por për Shehin, kjo shifër është në të vërtetë pasqyrim i formalizimit të vendeve të punës.

“260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët. Rreth 200 mijë vende pune u legalizuan. Pra ka pasur legalizim të vendeve të punës. Në rastin më të mirë janë 60 mijë vende pune, jo 260 mijë”, tha ai.

Ndërsa Ahmetaj u kundërpërgjigj duke u shprehur se nuk ka rëndësi nëse këto janë vende pune që kanë ekzistuar më parë, por janë formalizuar, apo janë vende pune të hapura rishtas.

“Nëse ju keni ndonjë statistikë tjetër, hajdeni ta rrëzoni. Bëhuni serioz se nuk është muhabet tavoline. Është formalizim apo krijim i vendeve të punës kjo nuk ka shumë rëndësi. Rritja ekonomike është 4,2%. Janë 260 mijë njerëz që shkojnë në punë, çfarë problemi keni ju?”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy