Thesari që ruan Kremlini: Bizhuteritë më të shtrenjta të familjes mbretërore Romanov që ndodhen sot atje

Thesari që ruan Kremlini: Bizhuteritë më të shtrenjta të familjes mbretërore Romanov që ndodhen sot atje

Shumica e bizhuterive perandorake ose u morën nga vendi ose u shitën në ankande pas Revolucionit Bolshevik, por disa prej tyre ende mund të shihen të ekspozuara në Moskë.

Nuk e dimë saktësisht se sa i madh ishte koleksioni i bizhuterive të familjes Romanov pasi të gjitha informacionet janë vetëm pasi ranë në duart e Bolshevikëve, pas revolucionit të vitit 1917. Dhe ato sende nuk u shfaqën menjëherë për publikun. Thesaret mbretërore zakonisht mbaheshin në dhomën me diamante të Pallatit të Dimrit në Shën Petersburg, por gjatë Luftës së Parë Botërore xhevahiret e kurorës së Romanovëve u dërguan në Kopshtin e Kremlinit për t’u ruajtur. Ata qëndruan atje, të varrosur nën kutitë e tjera, derisa bolshevikët i rizbuluan në 1922-n.

Bashkimi i ri Sovjetik kishte mungesë parash dhe kështu qeveria vendosi të shiste bizhuteritë jashtë vendit, duke mbajtur vetëm sendet më të vlefshme për t’i vendosur në ekspozita muze më vonë.

Dhe sendet me vlerë që sot po ruhen në Krimlinë janë:

1.

Stolija e Shatërvanit e vendosur nga Elizaveta Petrovna dhe pasardhëset e saj, në kapelë apo si kapëse flokësh. Ajo ka safirë dhe diamante.

2.

Këto bizhuteri zbukuronin fustanin ceremonial të Elizaveta Petrovna. Një prej tyre kishte një diamant lejla të rrallë prej 15.5 karatë.

3.

Bizhuteria që zbukuronte fustanin e saj që kishte 805 diamante të formave të ndryshme.

4.

Varësja Rubini në 1777-n iu dha si një dhuratë Katerinës së Madhe nga mbreti Gustav III i Suedisë për të shënuar 15-vjetorin e mbretërimit të saj.

5.

Fjongo dhe vathët u bënë për Catherine II sipas modës së fundit. Ato janë të zbukuruar me diamanteve dhe minerale të rralla me ngjyrë të kuqe dhe rozë.

6.

Kurora e Dukeshës së Madhe, Elizabeth Mavrikievna, që e mbajti gjatë dasmës së saj, 1884. Kjo kurorë ka 175 diamante të mëdha dhe rreth 1200 diamante të vogla.

7.

Vathët qershi të bëra për Katherine II, iu dhuruan Maria Pavlovna, e cila i mbajti në dasmën e saj. “Vathët ishin aq të rënda sa iu desh që t’i hiqja në mes të ceremonisë”, ka thën Pavlovna (1890-1958).

8.

Një smerald 136 karat, si karficë zbukuruese, i quajtur Mbretëresha e Gjelbër konsiderohet si një nga bizhuteritë më të vlefshëm në koleksionin e ‘Diamond Fund’.

9.

Perandoresha Maria Alexandrovna (1824-1880), gruaja e Aleksandrit II, ishte e njohur për bizhuteritë e saj luksoze. Vetëm një bizhuteri nga koleksioni i saj mbeti në Rusi: një karficë zbukurimi me safir unik Ceylon me 260,37 karat i rrethuar me diamante.

10.

Është një byzylyk i pazakontë prej ari i shekullit të 19-të me një diamant lask shumë të rrallë indian që është më i madhi në llojin e tij. Diamante si këto njihen gjithashtu si diamante të prera në portret, sepse ato janë përdorur si mbulesa për portrete miniaturë me ngjyra. Në këtë rast, është një portret i Perandorit Aleksandër I.

Përkthyer nga RBTH. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy