Çfarë po ndodh? Trump ka marrë me vete në Azi valixhen e kodeve bërthamore!?

Çfarë po ndodh? Trump ka marrë me vete në Azi valixhen e kodeve bërthamore!?

Duket se situata nuk është aspak e qetë mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.

Kjo është vërejtur edhe në vizitën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në Azi ku ai po zhvillon një turë në disa shtete duke i dhënë mbështetjen e Amerikës ndaj kërcënimeve të liderit komunist.

Por mediat britanike raportojnë se Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë me vete në turneun e tij në Azi një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, e njohur si “çanta e emergjencës së presidentit amerikan”, ose e thënë shqip valixhja bërthamore!

I fotografuar duke u mbajtur me kujdes nga një ushtar, çanta e lëkurës peshon 20 kg dhe përmban kodet bërthamore që mund të nisin një sulm shkatërrues në cdo vend të botës, shkruan "Daily Star".

Nëse Presidenti Donad Trump vendos gjatë këtij udhëtimi të aktivizojë kodet bërthamore, raketat ndërkontinentale ‘ ICBM’ do të godasin  cdo shtet në vetëm 60 sekonda.

Dhe nëse Shefi i Shtëpisë së Bardh jep urdhër, nuk ka asnjë në botë që ka autoritetin për ta ndaluar.

Shumë i kanë drejtuar syri nga Koreja e Veriut, por nuk janë të pakët ata që mendojnë se kjo është një formë presioni edhe ndaj Kinës dhe Rusisë.

Në rast se Trump vendos të sulmojë, raketat bërthamore do ta kthejnë Korenë e Veriut në një djerrinë të pabanueshme.

Megjithatë, një sulm bërthamore nga SHBA ka gjasa të shkaktojë përgjigje nga Kina dhe Rusia.

Tensionet e luftës  kanë arritur nivele të reja këtë vit, por valixhja bërthamore i con padyshim gjerat në një tjetër nivel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy