Pano Soko nga Nisma Thurje, për hetimin parlamentar për kontratat e sterilizimit dhe chek-up ndërsa në komisionin hetimor ditën e sotme po raporton Ilir Rrapaj, deklaroi se i gjithë komisioni nuk ka kuptim pa dëshminë e Kryeministrit Edi Rama.
Nga studio e lajmeve në MCN TV, Soko tha se me firmën të tij u miratuan të gjitha koncensionet.
Nga ana tjetër ai shtoi se biznesmenia Vilma Nushi është përfituesja fundore e koncensioneve.
Biznesmeni Ilir Rrapaj u mundua që të gjente një pozicion që ta justifikonte në tavolinën kryesore.
Në tavolinën kryesore të memorandumeve, zakonisht janë vetëm palët zyrtare të cilat marrin pjesë në tavolinën e parë.
Ka dhe spektatorë të cilët rrinë nga mbrapa dhe nuk ekspozohen në kamera dhe tavolinën e parë, aq më tepër të marrin dhe gjithë vëmendjen e panelit, audiencës, përfaqësuesi i një shoqate biznesi siç mund të jetë Confitalia, natyrisht nuk të ulë në vendin e parë.
Zotëria mund të ndjek gjithë mbledhjet, por ai ishte garanti që do të merrte ekzekutimin e asaj marrëveshje që do ekzekutohej.
Ishte aty si miku i ish-ministrit Rrjepaj dhe i njohur rishtaz i ministrit Beqaj, si personi që do e ekzekutonte, se përfaqësuesi i Confitalia nuk të ulë në tavolinën e parë.
Monitorimi është një ndër problemet, njësia e zbatimit të projektit, ministra që firmos kontratën është përgjegjëse dhe për monitorimin e kontratës.
Si i fshehin këta lekët e tepërta? Këta fryjnë investimet, shpenzimet, thotë bleva një makinë që kushtoi 100 mijë euro, por në fakt e ka blerë 10 mijë euro.
Monitorimi i kësaj është pikërisht autoriteti kontraktor, ministria përkatëse që përgjigjet për këtë gjë.
Pika kryesore e koncensioneve është te shpenzimet, se fusin shpenzime të fryra.
Raportet janë bërë, por jo për të zbuluar, por për të certifikuar. Ne kemi raporte të së njëjtës ministri që ka firmosur kontratat koncensionare.
Teorikisht ministri është nga ana e popullit për të firmosur dhe kontrolluar. Por ministri na del me palën tjetër.
Pavarësisht raporteve që janë bërë natyrisht koncensioni është bërë pa i hyrë gjemb në këmbë.
Ministri është pjesë e skemës nga e cila fitojnë para.
Vilma Nushi është përfituesi fundor. Ne bëmë një ligj, për përfituesin fundor.
Në fund fare të gjitha hallkat do dalin në një emër të vetëm. Vilma Nushi është përfituesja fundore.
Paratë e buxhetit përfundojnë te përfituesi fundor te ky individ. Po nuk u thirr ajo kush do thirret.
Nuk e di pse e mbron mazhoranca zonjën Nushi. Lidhjet e saj si një financuese kryesore e Partisë Socialiste, ajo ka qenë me kohë financuese e PS, që pa ardhurbnë pushtet.
Nuk e mori koncensionin për njohjen e mjekësisë, se ajo është marrë gjithë kohën me tregti. Zonja Nushi dhe shëndetësia janë dy drejtëza të kithëta.
Futja e saj në mjekësi ishte surpriza më e madhe. Mori një koncension shumë të rëndësishëm, dhe shumë të paguar.
E mori se është njeriu i afërt i Kryeministrit. Ka qenë një ndër financueset kryesore të Kryeministrit.
Soko shprehet se nuk ka kuptim i gjithë komisioni hetimor pa dëshminë e Kryeministrit.
Nuk ka sens e gjitha pa Kryeministrin. Të gjitha këto kontrata koncensionare kanë kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Nuk besoj se ndodh asnjë lloj vendimi financiar që kalon shifrën e 200-300 mijë eurove, pa dijeninë e kryeministrit.
Ai mori kompetencat e kryetarët e bashkive edhe për lejet e ndërtimit.
Imagjino tani Kryeministri, me kontratat që ekzekutohen nga qeveria e vetë.
Nga pikëpamja zyrtare a ka një VKM, le të shkojë të dëshmojë kush ishin referencat.
Kanë çuar duart ministrat dhe Kryeministri dhe ka firmosur vendimin. Të thotë kush ishin arsyet çfarë hulumtimi bëri Kryeministri, për konfliktin e interesin.
Apo nuk e bën këtë gjë se ministri po hante dardha me leje. Kryeministri duhet të shkojë se është VKM kontrata koncensionare.
Këtu është puç institucional nëse nuk respekton komisionin. Pa firmën e Kryeministrit nuk do kishte koncension.



