SPAK zgjedh Aida Veizaj për drejtimin e FBI-së shqiptare (VIDEO)

SPAK zgjedh Aida Veizaj për drejtimin e FBI-së shqiptare (VIDEO)

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot se kush do jetë në krye të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aida Veizaj, zv/drejtoresha e policisë së shtetit, është zgjedhur si kandidatja për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

SPAK ka zgjedhur emrin e saj në vend të tre kandidatëve të tjerë, konkretisht Artur Beut, Ervin Hodajt dhe Idajet Faskajt.

Veizaj do të votohet tashmë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi një herë.

BKH e cilësuar dhe si FBI-ja shqiptare, është një strukturë e specializuar e policisë gjyqësore dhe pjesë e SPAK. Byroja heton veprat penale pikërisht pranë prokurorisë së posaçme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka disa ditë më parë në një konferencë për shtyp tregoi se fituesi ishte i parashikuar dhe ishte Aida Veizaj.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dërgimin e emrit për kreun e BKH-së nga SPAK duke thënë se tashmë po ecet para me reformën në drejtësi drejt hapave konkrete duke përdorur shprehjen shqiptare 'Gur, gur bëhet mur'. Yuri Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajtimit të anëtarëve të BKH-së me më të mirët e FBI-së.

"Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes dërgoi emrin e Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i tyre me FBI-në dhe më të mirët e ligjzbatuesve amerikanë. Gurë mbi gur bëhet mur", shkruan Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy