Muja: Institucionet e mikrofinancës ulën numrin e fajdeve dhe ndihmuan bizneset të rriten

Muja: Institucionet e mikrofinancës ulën numrin e fajdeve dhe ndihmuan bizneset të rriten

Arlinda Muja, kryetare e Shoqatës së Mikrofinancës tha në “MCN Economy” se institucionet e mikrofinancës kanë ulur numrin e fajdeve si dhe ka ndihmuar bizneset të rriten. Muja vuri në dukje se institucionet e mikrofinancës janë përshtatur me tregun, duke konkurruar me bankat sa i përket shpejtësisë së dhënies së kredive. 

Ne mendojmë që kërkesa për financim qëndron e njëjtë, madje ka rritje në sezone të ndryshme dhe kriza të ndryshme. Kredidhënia dhe niveli i riskut që secili institucion merr përsipër, pastaj ndryshon. Mikro-financat normalisht janë një numër i lartë, licensuar nga BSH, mbi 33 institucione. Institucionet e kredidhënies janë pjesë e shoqatës së mikrofinancës ku unë jam presidente e radhës. Ne kemi institucione që japin kredi me këste për gjithë bizneset, kredi sezonale, dhe kredi për individë për shpenzime në shtëpi dhe biznese të vogla. Kam 22 vite në këtë industri. Para 20 vitesh informaliteti ishte i lartë. Mikrofinanca ndihmoi bizneset që të rriten, të regjistrohen. Ne nuk japim kredi vetëm me një këst. Pse mikrokredia dhe mikrofinanca shikohet sot sikur ka ndryshuar drejtim sa i përket shpejtësisë. Përshtatja e ecurisë së tregut e bën një biznes afatgjatë. Tregu ka nevojë sot për kohë. Mikrofinancat janë detyruar të investojnë miliona euro në sistemet e teknologjisë, për të konkurruar me shpejtësinë. Kjo i bën ato konkurrent me bankat. Sot në botën ku jetojmë ajo që vlerëson klienti është koha, duan ta marrin kredinë në moment për një nevojë të caktuar. Nëse ne kemi vlera më të vogla se një sistem bankar, kostoja për njësi është e njëjtë. Mikrofinanca ka ulur numrin e fajdeve, që para 20 viteve po lulëzonin”, tha Muja.

Sa i përket normave të fitimit, me përjashtim të dy tre institucioneve që janë të vogla, janë institucione me stabilitet financiar. Çdo vit nuk kanë luhatje në pasqyrat e tyre financiare. Është një stabilitet i krijuar prej vitesh në treg. Po të shikoni të gjitha pasqyrat financiare janë të gjitha të publikuara, sepse është detyrim ligjor”, shtoi ajo. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy