
Gazetari Robert Papa në një lidhje skype nga New York në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike siç ishte dhe dorëheqja e Lulzim Bashës.
Ai tha se është konsumuar shumë energji për dorëheqjen e Bashës kur në të vërtetë sipas tij ai nuk ka pasur asnjë pushtet.
Sa i përket vendimit që Basha mund të futet sërish në garë për të kandiduar për kryetar të saj Papa tha se nuk e shesh aspak të arsyeshme pasi ai i ka humbur të gjitha energjitë e tij dhe nuk ka më se çfarë të ofrojë.
Sipas Papës departamenti nuk mban anës e asnjë partie dhe se sic ai shprehet Basëhn e donin dhe përdorën sa ju duhej. ‘Amerikanët përdorin shumë politikanë se kanë problem, politikanët shkojnë dhe vijnë’.
Intervista e plotë
1.Robert, Lulzim Basha dha dorëheqjen por a mendon se e dorëzoi dhe vulën dhe bravën pasi tha se betejën në emër të demokratëve do ta vazhdojë?
Është konsumuar shumë energji kur në të vërtetë nuk ka pasur asnjë pushtet. Ai prapë do të qëndrojë në PD. Nqs do të ketë një bashkim të pjesës më të madhe të PD loja ndryshohet. Nuk e kuptoj kur dikush jep dorëheqjen dhe të futesh sërish në garë. Ti ke harxhuar të gjitha energjitë, kush ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të kthehet më. Situata është e komplikuar, por çdo shqiptar i vjen shumë keq sesa shumë energji u harxhua për të larguar një njeri pa pushtet.
2. Një dorëheqje e dhënën nën presion, apo duhet të dyshojmë edhe për një marrëveshje të tij me Sali Berishën?
Nuk besoj se Berisha do të ketë bërë marrëveshje me Bashën sepse nëse do të kishte do ishte bërë më herët. Presion pa diskutim. Problemi është kush e kontrollonte Bashën? Basha ka marrë urdhër nga dikush ai e di se nga cili, nuk besoj marrëveshje dhe nuk besoj se ka pasur trysni nga ndërkombëtarët, por nuk besoj se humbësin e do njeri, ai ka humbur e tradhtoi tabori i tij, ata njerëz që pa asnjë meritë i emëroi si nënkryetarë. Kush oligarkë interesash jo vetëm brenda Shqipërisë donin në këtë moment të largohej Basha. A e forcon kjo Berishën mbetet të shihet sepse është e komplikuar.
3. Çfarë do të thotë kjo për ambasadoren Kim, çfarë note mund të marrë ajo nga Departamenti I Shtetit dhe si mund të ndryshojë raporti i SHBA me PD nëse ajo mbetet sërish në duart e Sali Berishës.?
Departamenti e ka theksuar se s’mban anën e asnjë partie. Ata e donin dhe përdorën Bashën sa ju duhej. Amerikanët përdorin shumë politikanë se kanë problem, politikanët shkojnë dhe vijnë nëse ata duan realisht të na ndihmojnë le të bëjnë sistemin zgjedhor si në Amerikë. Kushdo që merr PD amerikani respekton të fortin, Berisha do vazhdoj me atë non grada por amerika tani ka një problem të madh nuk ka kohë të merret me Ballkanin jemi në situatë lufte.
4. Tani çfarë ndodh me të djathtën zoti Papa?
Them se shpenzuan shumë energji. Procesi i votimit si do jetë ku do jetë mbetet problemi si voton. Komisioni zgjedhjeve duhet ta kontrolloj si të gjitha zgjedhjet e tjera. ideja me çdo anëtar një votë e ka bërë sistemin më pak të kontrollueshëm dhe besoj se Berisha fiton dhe beteja e tij ishte një sfidë e madhe edhe pse në koshiencën e tij se heq dot atë zhgënjimin e amerikanëve. Ndoshta amerikanët do kenë një non ngrata dhe nga e majta për ta balancuar këtë.



