Për të dytën ditë radhazi, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, është paraqitur në SPAK. Kujtojmë që ditën e djeshme ai qëndro për afro pesë orë në Prokurorinë e Posaçme.
“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga SPAK.
Nisur nga transkasionet bankare, SPAK dyshon se vëllai i kryebashkiakut të Tiranës mund të ketë kryer pastrim parash, deklarim i rremë i pasurisë dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Ai është pyetur si person në dijeni të rrethanave të hetimit, duke qenë kësisoj i pashoqëruar nga një avokat.
Vlen për t'u theksuar se emri i Arbër Veliajt shfaqet në disa episode të dosjes hetimore.
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këto afera.



