
Saimir Tahiri ka folur për herë të parë në lidhje me një pyetje e cila është bërë shumë herë, a ka ish Ministri i Brendshëm, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, materiale kompromentuese kundër kryeministrit Rama, i cili e përjashtoi nga PS pas plasjes së skandalit?!
Në një lidhje direkte në "Opinion", Tahiri ka ndërhyrë LIVE në emision ku ka folur dhe për deklaratat e tij të sotme, të cilat janë interpretuar si mesazhe kërcënuese në drejtim të Ramës.
“Nuk e kuptoj pse hidhni fall per arsyet pse shkova në kuvend dhe arsyet pse kam kercenuar Ramen. Nuk e kam ne kulture te kercenoj njeri, nuk jap mesazhe pervecse drejtperdrejte. Kam te drejten time te flas ne kuvend dhe jashte tij. Kam degjuar ne kuvend Saliun e Lulin, te me akuzojne por une nuk e lejoj kete. Per hir te respektit qe kam per sistemin e drejtesise, per hir te parimeve te mia, nuk jam marre kurre me prokuror e gjyqtar. Por se pranoj qe Luli e Saliu te me bejne gjyqin.
Unë jam i bindur që sado ta interpretoni ju, nëse unë jam një bir nëne që kam 6 muaj që duroj cdo lloj akuzash, të garantoj që në popull ka qyterat që nga këta bir kuvash vaujnë varfërinë", ka thënë Tahiri.
Kur është pyetyr a e ka takuar Ramen, Tahiri ka thënë se kjo është fare e pa rëndësishme. Më e rëndësishme është e vëryeta. Jam i vetmi politikan që kam kërkuar të hetohem edhe në Itali



