Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga zjarret në Greqi

Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga zjarret në Greqi

Një bari ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë  rajonin e Boeotia në Greqinë qendrore.

“Një bari u gjet i vdekur, ndoshta i asfiksuar nga tymi i zjarrit", tha një zëdhënës i zjarrfikësve.

Një zjarr i madh pyjor shpërtheu të hënën në Boeotia, në veri të Atikës, 100 km në veri të Athinës, sipas shërbimeve të urgjencës. 

Rreth 56 zjarrfikës të ndihmuar nga katër avionë po ndërhyjnë në zonë ndërkohë që bëhet me dije që një sinjal alarmi është lëshuar me turistët që ndodhet në zonë.

Një tjetër zjarr ka rënë në ishullin Eviam ku 42 zjarrfikës dhe katër katër avionë po luftojnë me flakët. Autoritetet e mbrojtjes civile paralajmëruan të hënën për një rrezik ekstrem zjarri në rajonin e kryeqytetit, Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore.

Temperaturat shumë të larta rrisin rrezikun e zjarreve, do të vazhdojnë në Greqi deri të premten. 

Po ashtu vijojnë të jenë aktive zjarret në Greqinë verilindore pranë qytetit port të Aleksandropolis.

Shtatë zjarrfikës dhe një vullnetar u shtruan në spital me lëndime. Një duzinë vendbanime u evakuuan gjatë fundjavës dhe autoritetet e mbrojtjes civile u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda për shkak të tymit. Zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy