Këshilltari ligjor i Ilir Metës deklaroi se Presidenti do t’i drejtohet Prokurorisë lidhur me manipulimin e provës shkresore nga Kuvendi.
Gjatë një prononcimi për mediat Bledar Dervishaj u shpreh:
Gjatë një prononcimi për mediat Bledar Dervishaj u shpreh: Sot u mbyll seanca gjyqësore e iniciuar në mënyrë të padrejtë dhe të panevojshme nga Kuvendi. U provua edhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike. Edhe se fundmi depozitoi prova shkencore të manipuluara vetëm e vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces kaq me rëndësi, imagjino çfarë mund të mendojmë si qytetarë se çfarë ndodh në organet fundore. Kështu që Presidenti ka vendosur t’i drejtohet organit të Prokurorisë, ashtu sikundër është në të drejtën e Kuvendit që të fillojë një procedurë parlamentare për këtë që thamë. Prokurorisë do t’i drejtohemi për manipulimin e provës shkresore”, tha ai.



