
Ish-shefi holandez i inteligjencës Dick Schoof është emëruar kryeministër nga koalicioni i ri qeverisës, raportojnë mediat holandeze.
Katër partitë qeverisëse, të udhëhequra nga e djathta ekstreme (PVV) e liderit nacionalist Geert Wilders, njoftuan një konferencë të përbashkët shtypi me Schoof gjatë pasdites.

Schoof, 67 vjeç, është aktualisht një zyrtar i lartë në ministrinë holandeze të Drejtësisë, pasi ka drejtuar agjencinë e inteligjencës AIVD dhe agjencinë kundër terrorizmit NCTV për vite me radhë.
Ai do të pasojë liberalin Mark Rutte, i cili qëndroi në detyrë për më shumë se trembëdhjetë vjet.



