Dhuron veshje dhe aksesorë për bamirësi, por dënohet me 17 vjet burg. Kjo është historia e pazakontë e një burri 49-vjeçar nga Columbus, Ohio, i cili kishte dhuruar për bamirësi disa rroba dhe një çantë. Por pikërisht nga çanta ka dalë një e vërtetë që e ka çuar pas hekurave. Në të janë gjetur 32 foto që dokumentonin abuzimin e tij me një vajzë të vogël.
Gary Sovie shfaqej në foto teksa abuzonte me vogëlushen, ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Bashkë me fotot janë gjetur edhe disa dokumente, që ia kanë bërë të lehtë policisë zbardhjen dhe arrestimin e 49-vjeçarit.
Nëna e vajzës ka thënë në sallën e gjyqit se në momentin e ngjarjes e bija ka qenë rreth 18 muajshe dhe nuk ka asnjë kujtim nga ajo që ka ndodhur. Ajo është shprehur se nuk ka dyshuar kurrë te Sovie.



