Musk përplaset me Rubion gjatë mbledhjes së kabinetit, ndërhyn edhe Trump 

Musk përplaset me Rubion gjatë mbledhjes së kabinetit, ndërhyn edhe Trump 

Miliarderi i teknologjisë dhe këshilltari i ngushtë i Trump, Elon Musk u përplas sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, gjatë një mbledhje të kabinetit të organizuar nga Presidenti Trump. 

Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili drejton gjashtë kompani të mëdha, shpërtheu ndaj Rubios, duke kritikuar ish-senatorin se nuk kishte pushuar nga puna shumë nga punonjësit e DASH.

Po ashtu Musk i tha Rubios se ky i fundit është “i zoti vetëm në paraqitje televizive”, por jo për gjëra të tjera, raportoi sot “The New York Times”, duke cituar 5 persona që kishin informacione mbi zhvillimet. 

Rubio, ka qenë "i zemëruar" me Musk prej kohësh, veçanërisht pasi Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) vendosi të mbyllë Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), agjencia që administron miliarda dollarë ndihmë për sigurinë, humanitare dhe zhvillim në mbi 100 vende. 

Sekretari i Shtetit pretendoi se Musk nuk po thoshte të vërtetën. Ai pyeti nëse mbi 1,500 punonjës të Departamentit të Shtetit që dolën në pension të parakohshëm duhet të kthehen vetëm për t'u shkarkuar në mënyrë që të llogariten si pushime nga puna.

Pas përplasjeve gjithnjë e më të nxehta, Trump ndërhyri për të mbrojtur Rubion. Presidenti vlerësoi kryediplomatin se ka kryer një "punë të shkëlqyer" dhe tha se ai po përballet me një program të ngarkuar, të mbushur me paraqitje në media dhe ende duhet të mbikëqyrë Departamentin e Shtetit.

Sekretari Rubio e konsideroi takimin një diskutim të hapur dhe produktiv me një ekip dinamik që është i bashkuar në arritjen e të njëjtit qëllim: Ta bëjë Amerikën madhështore sërish”, tha për "The Times" zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Gjatë takimit, Trump përsëriti se sekretarët e kabinetit duhet të jenë ata që japin dritën jeshile për vendet e punës dhe shkurtimet e buxhetit, por se Musk është atje për të qenë një këshilltar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy