
Agjencia Amerikane e Hapësirës ka nisur numërimin mbrapsht deri në lëshimin e raketës së saj gjigante për eksplorimin e Hënës.
SLS është mjeti më i fuqishëm i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, i cili synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen hënore pas një mungese 50-vjeçare.
Raketa është planifikuar të ngjitet të hënën nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën 08:33 me kohën lokale.
Detyra e saj kryesore do të jetë të shtyjë një kapsulë provë, të quajtur Orion, larg Tokës. Anija kozmike do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi në Oqeanin Paqësor pas 6 javësh.
Orion nuk është i pajisur me ekuipazh për këtë demonstrim.



