Kryeministri Edi Rama inspektoi sot nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e mbikalimit në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.
Rama tha se ajo që ndodhi me Zogun e Zi vite më parë është kthyer në kosto për qytetarët, duke bërë që të lindë nevoja për ndërhyrje.
“E rëndësishme është që u vu në vijë sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës. Ajo që ndodhi me Zogun e Zi disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te “Shqiponja”, tha ai.



