Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, thotë se frutat dhe perimet që konsumojmë kanë një risk të shtuar për shëndetin.
Duke folur në emisionin “MCN Economy”, ajo deklaroi se që një produkt të jetë i sigurtë nuk duhet të ketë pesticide mbi nivelin e lejuar, por se duhet të kishim analiza për normën për të kuptuar se çfarë produktesh po hamë.
Sipas Vuksanit, duhen shtuar inspektimet, kontrollet por edhe shërbimi këshillimor.
Ne kemi rreth 350 mijë ferma, por a kemi mundësi të kemi shërbim këshillimor për këto 350 mijë fermerë?
Do të thoja që janë ushqime të shëndetshme, por nuk mund ta them me këtë mungesë transparence.
Ka një normë të lejuara të pesticideve të cilat shkaktojnë deformime të rënda shëndetësore, që nga deformimi i fetusit dhe kanceri.
Një pjesë e fermerëve duke mos pasur mekanizma kontrolli nuk e identifikon dot se kë blen dhe ku duhet të blesh, duke parandaluar daljen në treg të këtyre produkteve do garantonim edhe fermerët për tregtinë, edhe produktet tona për eksport.
Bimët medicinale që ne kemi kanë dalë me mbetje shumë të lartë edhe në Greqi apo vende të tjera. Kjo tregon se ne nuk kemi në rregull mekanizmat e kontrollit.
Që nga institucionet që merren me kontrollin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit etj.
Ne nuk kemi kapacitete laboratorike. 5 analiza në ditë bëhen për fruta perimet në treg, çfarë mund të kontrollojmë ne me këtë situatë?
Ne na mungojnë profesionistët, që këto produkte të mos jenë mbetje. Problematike është që ka produkte që janë jashtë listës.
BE i quan shumë të rrezikshme këto pesticide dhe i ka hequr nga qarkullimi. Dëmi është nga të gjitha anët, deri në kancerogjene.
Ne flasim gjithmonë për pesticidet, por harrojmë nitritet dhe nitratet, për të cilat nuk bëhet asnjë analizë.
Nëse edhe plehrat përdoren pa kriter, do të kenë problem mbetjet e nitriteve dhe nitrateve, problem tek bimët gjethore, si sallata jeshile, spinaqi etj.
Nëse bëhen disa analiza, tek nitritet dhe nitratet nuk bëhet asnjë analizë, jemi jashtë çdo kontrolli.
Edhe kur nga analizat laboratorike në Shqipëri dalin produkte me mbetje pesticidesh, institucionet ia hedhin topin njëra tjetrës, për të gjetur gjurmueshmërinë se pse erdhi mbetja e pesticidit në ushqim.
Ai produkt ose është eksportuar, ose e kemi konsumuar ne. Ne kemi legjislacion shumë të mirë por e kemi të vështirë për ta zbatuar.
Kemi një regjistër fermeri ku fermeri duhet të shkruajë se ku e blen farën e deri në fund. 80% e produkteve janar-shkurt vijnë nga importi.
Ne kemi nevojë ulëritëse për ekspertë, agronomë. Tirana ka pesë agronomë, të pesë inspektorët që kontrollojnë farmacitë bujqësore nuk janë agronomë, por i kontrollojnë teknologët dhe ekonomistët.
Duhet që strukturat përgjegjëse të rrisin kontrollet dhe t’i intensifikojnë ato.



