Trajtimi i ujërave të zeza, thirrja e fundit para ndëshkimit (VIDEO)

Trajtimi i ujërave të zeza, thirrja e fundit para ndëshkimit (VIDEO)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka bërë thirrjen e fundit para marrjes së masave për vendosjen e depuratorëve për ato biznese që derdhin ujërat e zeza në det apo lumenj. Pas 1 qeshorit, ministri Klosi tha se do të marrë masa për shkelësit e ligjit.

Shqetësimi i derdhjes së ujërave të zeza nuk është vetëm në zonat turistike por edhe ato industriale, pra nga kompanitë e përpunimit të peshkut apo lëkurave.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se 800 subjekte nuk kanë leje mjedisore, duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë përgatitur standarde të reja për lejet mjedisore, të cilat do të sjellin ndryshimin e situatës përsa i përket shkarkimit të ujërave të zeza në det, lumë apo liqen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy