Ekziston një rrezik i madh i rritjes së kërcënimit terrorist në Bashkimin Evropian për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
Kështu deklaroi komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson , duke folur për një grup të vogël gazetash evropiane.
Johansson kujtoi se që nga marsi ekziston sistemi i ri i informacionit Shengen, i cili parashikon që të gjitha raportet në lidhje me terrorizmin të ndahen me Europolin.
Sipas Johansson rreziku më i madh është se njerëzit tashmë të pranishëm në BE, të radikalizuar, mund të kryejnë sulme.



