Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare, për të pezulluar gjobën prej 110 milionë euro, kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti.
Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.
Tema Tv siguron dokumentin, që tregon se më 27 gusht, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka pranuar kërkesën e shtetit shqiptar, bërë nga Avokatura e shtetit për anulimin e gjobës prej miliona eurove.
Shqipëria gjatë procesit gjyqësor në vijim, do të përfaqësohet në abritrazh nga studio amerikane “Foley Hoag”.