Të martën mblidhet Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt

Të martën mblidhet Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste. 

 

Bëhet me dije se këshilltarët e PS morën vendim që t’i paraqesin Këshillit bashkiak në mbledhjen e ardhshme, të martën më 23 shtator, kërkesën për shkarkimin e Veliajt, dhe nisjen e procesit për zgjedhje të jashtëzakonshme për Bashkinë e Tiranës. 

 

Argumenti që do të përdoret për procedurat e shkarkimit është mungesa në detyrë e kryebashkiakut për më shumë se tre muaj. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama i hapi dritën e gjelbër zgjedhjeve në Tiranë gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e fundit të PS-së. 

 

Gjatë kësaj asambleje ai shpalli gjithashtu Ogerta Manstirliun si kandidaten e PS për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy