
Igor Volobuev, zëvendës President i Gazprombank, njofton se është larguar nga Rusia për të luftuar përkrah forcave ukrainase. Bëhet fjalë për të katërtin zyrtar të lartë shtetëror, i cili është larguar nga vendi.
Volobuev, 55 vjeç, u largua nga Rusia më 2 mars dhe iu bashkua forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës.
Unë nuk mund të shikoja se çfarë po i bënte Moska atdheut tim. Dua të laj të kaluarën time ruse. Dua të qëndroj në Ukrainë deri në fitore.
Kështu tha biznesmeni, i lindur në qytetin verilindor të Ukrainës, Okhtyrka, në rajonin Sumy, përpara se të transferohej në Moskë.
Volobuev e quajti sulmin e Rusisë kundër Ukrainës një krim lufte nga ana e Vladimir Putin, qeverisë ruse dhe populli rus.
Sepse nuk është Putin ai që i vret ukrainasit këtu, nuk është Putin ai që përdhunon gratë. Është populli rus. Dhe unë, megjithëse jam ukrainas nga kombësia, jam përgjegjës për këtë.
Më vjen turp, do të pendohem gjithë jetën, sepse kam një përgjegjësi të dyfishtë: nuk jam thjesht një rus i lindur këtu, kam jetuar këtu për 18 vjet.



