Spanjë/ Gara e demave në San Fermín, tre të plagosur (FOTO)

Spanjë/ Gara e demave në San Fermín, tre të plagosur (FOTO)

Tre njerëz janë plagosur gjatë garës së parë të demave në festivalin vjetor San Fermín në Pamplona.

Zyrtarët thonë se të plagosurit janë dy shtetas amerikanë, 23 dhe 46 vjeç, dhe një spanjoll.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me plagë në kokë dhe një total prej 48 vetësh janë trajtuar nga Kryqi i Kuq.

Gara e demave do të zhvillohet çdo mëngjes nëpër rrugët e ngushta të qytetit spanjoll verior deri të dielën e ardhshme.

Ata që marrin pjesë, vishen me të bardha e shalle të kuqe, dhe bëjnë një vrap prej 850 metrash.

Gjashtë dema lirohen çdo ditë, përpara se të përballen më vonë me matadorët profesionistë në luftën e demave.

Dëmtimet në këtë ngjarje janë të zakonshme. Të paktën 16 njerëz kanë vdekur duke marrë pjesë që nga viti 1910, kur filluan regjistrimet.

Personi i fundit që vdiq në festival, Daniel Jimeno Romero, u godit në qafë në vitin 2009 gjatë garës së katërt të festivalit.

Gara e demave është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët mbajtën të premten një protestë në rrugët e Pamplonas. /BBC/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy