Itali/ Bie numri i rasteve të reja, rritet numri i të shëruarve   

Itali/ Bie numri i rasteve të reja, rritet numri i të shëruarve   

Viktimat e koronavirusit në Itali arritën sot në 26 977, me një rritje prej 333 brenda një dite.

Dje numri i viktimave ishte 260, më i ulëti që nga 15 marsi.

Ndërsa numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur 199 414, me një rritje prej 1 739 rasteve në 24 orë (të dielën rritja ishte 2 324).

Rënie të mëtejshme ka shënuar edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive.

Aktualisht, në këto reparte në të gjitha spitalet e Italisë janë 1 956 pacientë, 53 më pak se dje.  

Rritje ka shënuar edhe numri i të shëruarve.

Janë 1696 pacientë që kanë lënë spitalin, pasi janë deklaruar të shëruar.

Në total, në Itali janë 66 624 të shëruar deri tani nga koronavirusi.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy