
Me gjithë falenderimet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri bëri në 27-vjetorin e themelimit të forcës politike që ai drejtonë, disa prej figurave kryesore të kësaj partie nuk ishin të pranishëm në këtë festë.
Basha bëri thirje për bashkim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit, nuk haroi pa falenderuar edhe themeluesit e PD-së duke treguar në sy të publikut se demokratët janë të gjithë bashkë, por në të vërtet nuk është ashtu.
Sipas "Tema Tv", festën e demokratëve e kanë bojkotuar disa prej themeluesve, por edhe zëra të fuqishëm e me kontribut të madh për këtë parti në vite.
Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Eduard Selami, Arben Imami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Genc Ruli e Majlinda Bregu të njohur edhe si grupi anti Basha, ishin ndër demokratët që munguan sot në festën e PD dhe refuzuan ftesën e kryetarit të partisë për të qenë të pranishëm.
Shumica e tyre që sot munguan e kanë qenë kritikë me qendrimet e kreut të PD-së, madje pas zgjedhjeve ata krijuan dhe disa takime për atë se çfarë po ndodhte në PD pas zgjedhjeve.



