
7% e bizneseve shqiptare kanë pranuar në një sondazh të kryer nga Barometri i Ballkanit se kanë paguar në rrugë korruptive për të ndryshuar ligje më interes të tyre.
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në një lidhje “Skype” me studion e “MCN Economy” ky lloj korrupsioni, i njohur si korrupsioni i kapjes së shtetit po thellohet gjithnjë e më shumë duke u bërë një tumor për ekonominë dhe të gjithë qytetarët.
Sipas Buxhukut, kjo është një goditje e drejtpërdrejtë e demokracisë. Eksperti shtoi se ky lloj korrupsioni do të shtohet pasi është i vështirë për t'u kapur.
Kemi dy lloje korrupsionesh, korrupsionin e thjeshtë, korrupsioni në të cilin shkelet ligji, i dyti është korrupsioni i cili quhet korrupsioni “i kapjes së shtetit”. Kur ti e bën ligjin në interesin e një biznesi apo grupimi, ndryshimi i ligjit në favor të një biznesi është në kundërshtim me interesin publik. Kemi të bëjmë me formën më të rëndë dhe pasojat më të rënda të korrupsionit.
Korrupsioni ka filluar të rritet me kalimin e viteve, sa më tepër kohë kalon, aq më shumë strukturohet vendimmarrja politike në drejtimin e korrupsionit të kapjes së shtetit. Bëhet në mënyrë që ata që kanë ngritur kartonin në kundërshtim me interesin publik dhe në mbështetje të një biznesi mos dënohen, sepse do të mbrohen me faktin që kemi të bëjmë me një vendim kolektiv dhe jo personal. Këtu është dallimi pse në vitet e fundit kemi një numër shumë të madh aktesh ligjore, qoftë në nivelin e ekzekutimin dhe qoftë tek ato në parlament janë të diskutueshme.
Edhe këto përfshihen, por futen në procedurat e prokurimit, në regjimet fiskale të ndryshme, qoftë në ekzekutimin e fondeve të brendshëm dhe ato nga jashtë, në kthimin dhe kompensimin e pronave, në përdorimin e burimeve natyrore. Po thellohet duke u bërë tumor për ekonominë, biznesin dhe qytetarët që në fund paguajnë dhe në thelbin e saj kjo nuk është vetë ekonomike, por goditje e drejtpërdrejtë e demokracisë së çdo vendi.
Do të shtohet se është e vështirë për t’u kapur. Do thotë që vendimin e nuk e ka marrë X ministër, por Këshillit i Ministrave. Janë vendime kolegjiale.



