Axhenda/ Pritje të veçantë për ish-Presidentin amerikan Bill Clinton nesër në Tiranë

Axhenda/ Pritje të veçantë për ish-Presidentin amerikan Bill Clinton nesër në Tiranë

Ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton më 3 dhe 4 korrik viziton Shqipërinë. Clinton do të mbërrijë në Tiranë të hënën pasdite i ftuar nga Kryeministri Edi Rama. Sic njofton Zyra për media e Kryeministrisë, ish-presidenti amerikane do të pritet nga kreu i qeverisë në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në axhendë është parashikuar edhe një pritje e veçantë nga Rama, ku Presidentit të 42 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i akordohet “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”. Njoftimi Kryeministria Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton Shqipërinë Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023. Zoti Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy