Klikime fiktive për më shumë para, si i manipuloi shifrat për Beyonce dhe Kanye West kompania e Jay-Z

Klikime fiktive për më shumë para, si i manipuloi shifrat për Beyonce dhe Kanye West kompania e Jay-Z

“Tidal”, shërbimi i transmetimit që mbështetet nga Jay-Z dhe që duhet të vendosë artistët e parët, mund ta ketë kaluar kufirin në këtë të fundit. Gazeta norvegjeze “Dagens Næringsliv” raporton se në vitin 2016, shërbimi i transmetimit ka falsifikuar dhe rritur në mënyrë fiktive shifrat e transmetimit për albumin e bashkëshortes së tij, “Lemonade”, dhe atë të Kanye West, “Life of Pablo”. Kjo dyshohet se është bërë me qëllim rritjen e vlerës së honorareve për dy këngëtarët.

Sipas “Tidal”, albumi i Kanye West arriti 250 milionë klikime në 10 ditë dhe “Lemonade” pati 306 milionë klikime brenda 15 ditëve.

Sa u përket albumeve, rekordi aktual i transmetimit të muzikës për një javë deri tani është mbajtur nga Drake me “More Life”, me 385 milionë klikime. Ky rekord u thye të hënën nga Beerbongs & Bentley me “Post Malone”, i cili mori në javën e tij të parë 431 milionë klikime në Apple Music, Spotify dhe të gjitha platformat e tjera të mëdha të transmetimit. Baza e përdoruesve të “Tidal” në mars 2016, ndërkohë, është raportuar se është vetëm 3 milionë në total, krahasuar me mbi 100 milionë të abonuar në të gjitha platformat muzikore në vitin 2018.

Gazeta norvegjeze bashkëpunoi me Qendrën Norvegjeze të Shkencës dhe Teknologjisë për Sigurinë e Kibernetike (CCIS) për të investiguar mbi të dhënat e marra nga një hard disk ku ndodheshin informacione të rezervuara të kompanisë. Investigimi përfundoi me një raport studimor, në të cilin grupi konkludon se të dhënat mund të jenë manipuluar.

CCIS nuk thotë specifikisht nëse të dhënat janë manipuluar nga kompania “Tidal”, por veçantia e manipulimit që mendohet se ka ndodhur me këto dy albume ngre pikëpyetje. “Dagens Næringsliv” gjithashtu thuhet se ka marrë akses në raportet e honorareve të Tidal, sipas të cilave rezulton se “Tidal” i ka paguar Sony-t 2.5 milionë dollarë për “Lemonade” në prill dhe maj 2016 dhe rreth 2.38 milionë dollarë “Universal”-it në shkurt dhe mars 2016 për “The Life of Pablo”.

Më tej, “Dagens Næringsliv” shkruan se “Tidal” i ka mohuar me forcë akuzat për manipulimin e të dhënave dhe ka akuzuar vetë gazetën se ka sajuar një manipulim të statistikave për të bindur Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë që të hartojë një raport të tillë.

Në lidhje me këtë, “Tidal” është përgjigjur me anë të një reagimi të shkurtër. “Kjo është një fushatë shpifjeje që zë fill nga një botim që dikur i referohej punonjësit tonë si "oficer i inteligjencës izraelite" dhe pronarit tonë si “shpërndarës droge”. Nga ata nuk presim më shumë sesa histori të tilla qesharake, gënjeshtra dhe mashtrime. Informacioni është vjedhur dhe manipuluar dhe ne do të vijojmë t'i luftojmë me forcë pretendimet e tyre”, thuhet në reagimin e kompanisë së Jay-Z.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy