Kreu i operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj shprehet kritik për sektorin e turizmit dhe këtë kriticizëm e arsyeton me faktin se duan që gjërat të bëhen më mirë.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kemi pasur një sezon të mirë me një ë numër turistësh të konsiderueshëm.
Por pyetja është se sa përqind e atyre do rikthehen? 90% e tyre thonë se nuk do të kthehemi më dhe gjithçka për problemet që shfaqin. Ndodhem në Radhimë aktualisht dhe për shkak se temperatura sot është pak e ulët, po të shohësh te hoteli në anë të rrugës, ishin diku te 15 veta që prisnin transport për tu kthyer në qytet.
Unë jam një prej 3 milionë shqiptarëve që kam dalë jashtë Shqipërisë dhe nuk e mendon dot se nuk ka transport urban për atë zonë. Turisti nëse lëviz, diçka do shpenzojë për suvenir apo do pijë kafe.
Na ngrihen nervat se kemi vite që flasim për transporte urbane për qytete si Vlora, ndërkohë që Parga, ku dhoma më e lirë ishte 280 euro. Shkonin, paguanin dhe i kishin gjithë shërbimet që kërkonin, kishin në anë të rrugës tabelën e autobusëve.
Duhet të ngrëmë zërin që të përmirësojnë numrin e turistëve që kanë qenë 2021-2022 dhe që ti rikthejmë në 2023.
Sipas tij, nëse dhe Kosova do ketë lëvizjen e lirë të vizave, do na ikin edhe turistët nga Kosova.
Turistët vlerësojnë hotelin, por nuk është kjo se nuk do e mbajmë në ballkonin e hotelit apo shezlonin e plazhit. Ndër shpjegimin që japin turistët, pse nuk do kthehet është infrastruktura.
Ne vazhdojmë flasim për mbeturinat, nuk flasim për promovim apo burime njerëzore. Ne flasim për mbeturinat dhe transportin urban dhe shërbimet urbane, kur kjo duhet të ishte ezuauruar me kohë.
Nëse është mirë, është mirë në kurriz të administratorit të hotelit. Me çmimin 50 euro all inclusive që është në Durrës, nuk fle dot as në plazh dhe kemper.
Durrësi ka hotele që nuk i gjen as në rajon, hotele me 4-5 yje me shërbim shumë të mirë. Por cili është ai klient që nuk do kthehej 2-3 herë? Kthimi vjen për meritë të administrimit të hotelit dhe jo destinacionit.



