Tërmeti/ Ministrja Manastirliu: Janë plagosur 68 persona

Tërmeti/ Ministrja Manastirliu: Janë plagosur 68 persona

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në Spitalin e Traumës , nga ku ka siguruar se spitalet dhe stafet e urgjencës janë në gatishmëri për të përballuar fluksin e personave që janë lënduar nga tërmeti. Manastirliu tha se në total janë 68 persona të prekur që kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

 Pashë nga afër gjendjen e të lënduarve. Janë duke marrë ndihmën e parë 51 qytetarë, ndërkohë që nga momenti i mbërritjes, janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Të gjithë po ekzaminohen. Skaneri dhe grafitë janë të gjitha në funksion. Do kemi informacion zyrtar nga mjekët më vonë, por situata është e qetë. Kemi nxjerrë staf shtesë. Mund të them që në total qytetarët që kanë marrë shërbime tek Trauma dhe në Durrës, janë 68 në total. Vijon fluksi edhe pse më i rrallë dhe situate është nën kontroll”, u shpreh ministrja Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy