Protestat në disa akse të Tiranës/ Arrestohen dy persona, procedohen deputetët e PD-së 

Protestat në disa akse të Tiranës/ Arrestohen dy persona, procedohen deputetët e PD-së 

Policia e Tiranës ka kryer dy arrestime dhe disa procedime penale të funksionarëve të PD në lidhje me protestat e organizuara dje nga opozita në disa akse kryesore të Tiranës. 

U arrestua në flagrancë shtetasi S. N., banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
U arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 53 vjeç, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik" dhe "Dëmtime të tjera me dashje". Ky shtetas, me veprime të dhunshme ka bllokuar lëvizjen e një automjeti tip "Benz", duke bllokuar rrugën, dhe ka goditur drejtuesin e mjetit shtetasin A. G. Drejtuesi i mjetit u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje"”.

 

Në gjendje të lirë janë proceduar Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, dhe disa deputetë demokratë. 

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., banues në Tiranë, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pra një subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme".
U proceduan shtetasit F. N., (deputet) për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", dhe G. B., O. B., L. B., B. N., L. G., S. K., P. V., A. D., A. V., O. B., P. D., I. C., A. U., G. B., L. M., dhe L. B., (deputetë) për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike
".

Gjithashtu u proceduan penalisht 64 shtetas për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"”.
Materialet i kaluan Prokurorisë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy