Një hetim 6 mujor i SPAK ka çuar në qeli ish-kryebashkiakun në Fushë Arrëz, Fran Tucin për shpërdorim detyre. Ndërkohë, gazetari Arsen Rusta për MCN Live bëri me dije se krahas Tucit administratori i njësisë së Fushë Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje. Fran Tuci akuzohet në pamje të parë bëhet fjalë për një hapësirë jo shumë të madhe, prishjen e 1.8 km pyll nga parku kombëtar në Pukë. Janë prerë pyjet në mënyrë të paligjshme duke i shkaktuar shtetit 234 mln lekë dëm faturë ekonomikefondit pyjor, është një shpërdorim detyre dhe i kryer me dashje. Bëhet fjalë për periudhën kur Tuci ka qenë në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit e drejtuar nga ai nën siglën e PS. Fran Tuci është më i fundit që vjen në SPAK, dhe të hënën nëse parlamenti jep të drejtën për heqjen e mandatit të Ahmetaj atëherë do të kërkohet arrestimi i tij.



