Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë të mbajtur në Bruksel ditën e mërkurë, ka dështuar sërish në arritjen e kompromisit.
Asnjëra nga palët nuk është tërhequr nga kërkesat e tyre, ndërsa përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini, pas takimit është shprehur se progresi në normalizimin e raporteve është çelësi në procesin e integrimeve drejt BE-së.



