Lezhë, vetëvritet pasi iu kundërpërgjigj policisë Fatmir Kolecaj

Lezhë, vetëvritet pasi iu kundërpërgjigj policisë Fatmir Kolecaj

Autori i vrasjes së nënës së tre vajzave të tij dhe kunatit, Fatmir Kolecaj, ka vrarë veten në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

45 orë pas krimit makabër, policia ka arritur ta lokalizojë autorin e ngjarjes, i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për t'u dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea, që kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe të dorëzohej.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa, ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy