
Më 8 dhjetor, 33 vjet më parë, morën udhë ngjarjet e dhjetorit 1990, të cilat shënjuan përmes lëvizjeve të para studentore pro-demokracisë, edhe kursin e rrjedhës politike shqiptare të së ardhmes.
Përmes protestave paqësore nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, ata përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit.
Gazetari Marenglen Kume, i ftuar në MCN live, tha se krahas faktit se PD ishte ndër të parat që iu bashkua asaj lëvizje, sot kjo festë e gjen të ndarë.
Kjo festë, nuk kishte surpriza, PD e gjen të përçarë. E ka nisur Lulzim Basha, mbajti një bashkëbisedim me të disa studentë në një universitet privat dhe më vonë ka një takim, deputetë, studentë të dhjetorit.
Ndërkohë në ora 11 do të jetë Sali Berisha që do të zhvilloj një aktivitet se si ka ndodhur kjo ditë 33 vite më parë.
Por siç thashë, ky 8 dhjetor e gjen PD të ndarë, për më tepër ka një tentativë për ti ’marrë’ festën PS e cila ka sot kongresin e partisë së saj.
Kume thotë se sipas burimeve të tij, fillimisht Pallati i Kongreseve sot ishte rezervuar në këtë ditë për mbajtjen e Kuvendit të PD, por që është mbivendosur për Kongresi e PS, si parti në pushtet.
Në këto 33 vite është njohur historikisht si dita kur mori jetë dhe nisi themelimi i PD me nismën e Lëvizjes Studentore që drejtohej nga Azem Hajdari, në atë kohë që më pas nis themelimin e PD.
Në këtë këndvështrim asociohet 8 dhjetori me themelimin e PD-së.
Ajo që di unë edhe posë e kam më një burim, di që fillimisht kjo datë në Pallatin e Kongreseve është rezervuar fillimisht nga PD e Berishës për të organizuar Kuvendin e tyre më pas organizatorët janë marrë në telefon dhe kanë thënë që anulohet sepse 8 dhjetori është zënë nga PS për Kuvendin e saj.
Është një mbivendosje, duke qenë se PS është në pushtet dhe menaxhmenti i Pallatit është bindur dhe është mbivendosur.



