Hotelet në Shqipëri shënuan rritje të vizitorëve gjatë tetorit/ Tre shtetet që sjellin numrin më të madh të turistëve

Hotelet në Shqipëri shënuan rritje të vizitorëve gjatë tetorit/ Tre shtetet që sjellin numrin më të madh të turistëve

Gjatë muajit tetor 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

 

Vizitorët gjithsej u rritën me 39.1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 55.4 % dhe rezidentë 5.8 %.

 

Ndërsa netët e qëndrimit gjithsej u rritën me 17.4%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 26 %, ndërsa ato nga rezidentët u ulën me 3.1%.

 

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare +73.6 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme +54.4%.

 

Vizitorët e huaj sipas vendit të rezidencës

 

Shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova 14%, Italia dhe Gjermania secila me 13 %. Franca dhe Mbretëria e bashkuar kontribuan përkatësisht me 7 % dhe 5 % të vizitorëve, ndërsa 48 % e tyre ishin nga vende të tjera. 

 

INSTAT nxjerr shifrat dhe thotë se këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

 

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 31.6%, krahasuar me 27.7% në tetor 2024.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy