
Rreth 40 protestues kanë zaptuar zyrën e kryeministrit maltez në detyrë Xhozef Muskat. Me parrullat “Malta ka marrë fund”, “kjo është një vrasje politike” ata kërkonin dorëheqjen e Muskat si dhe një hetim të plotë lidhur me vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia.



