
Virusi vdekjeprurës kinez i ngjashëm me atë të Sars ka shkaktuar viktimën e parë në Shanghai. Njoftimin e kanë bërë autoritetet lokale në vend. Viktima ishte një burrë 88-vjeçar që tashmë vuante edhe nga patologji të tjera, kanë njoftuar në një deklaratë zëdhënësit e qeverisë së Shangait, duke specifikuar se aktualisht në qytet, qendra kryesore financiare e vendit, ka 40 raste të infeksionit të plotë. /Ansa/



