Kamerun, kandidati për President i moshës 92 vjeç

Kamerun, kandidati për President i moshës 92 vjeç

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, në moshën 92 vjeç, kreu më i vjetër i shtetit në detyrë në planet dhe vetëm i dyti që ka marrë detyrën pas pavarësisë së vendit njoftoi të dielën, më 13 korrik, nëpërmjet rrjetit social X se do të kandidojë për mandatin e tij të tetë në detyrë në tetor.

Duke qëndruar në pushtet për 43 vjet, që nga viti 1982, ish-kryeministri 1975-1982 dhe gruaja e tij kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Zvicër, shpesh për arsye shëndetësore.

Në vitin 2024, autoritetet ndaluan zyrtarisht çdo spekulim publik në lidhje me shëndetin e tij.

Unë jam kandidat në zgjedhjet presidenciale të 12 tetorit 2025. Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer është e barabartë me madhësinë e sfidave me të cilat përballemi. 

Më shumë se gjysma e popullsisë së Kamerunit prej 30 milionësh, është nën 19 vjeç dhe nuk ka njohur kurrë një udhëheqës tjetër.

Zyrtarisht, ish-kolonia gjermane, dikur franceze dhe britanike, pasi Parisi dhe Londra e ndanë midis tyre pas Luftës së Parë Botërore, është një demokraci shumëpartiake, por partitë e opozitës, shoqëria civile dhe shtypi i nënshtrohen kufizimeve drakoniane.

Opozita e përçarë përgjithmonë, akuzon autoritetet për manipulim sistematik të procesit zgjedhor. Në vitin 2018, u njoftua se Presidenti Biya kishte siguruar 71% të votave dhe kundërshtari i tij kryesor 14%.

Që nga viti 2017, përleshjet midis folësve frëngjisht dhe anglisht në vendin e Afrikës Qendrore kanë lënë të paktën 6500 të vdekur dhe kanë zhvendosur 600.000 të tjerë.

Papunësia e mundon popullsinë, pasi vlerësohet se prek 74% të të rinjve, inflacioni prej 5% ul fuqinë blerëse të qytetarëve, ku afërsisht 40% e të cilëve jetojnë në varfëri, pavarësisht burimeve jo të pakta minerale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy