Dosja e CEZ i kalon SPAK-ut

Dosja e CEZ i kalon SPAK-ut

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkon që dosja e CEZ-it të shqyrtohet nga SPAK. Balla tha sot se akuzat që ngrihen në këtë dosje kanë të bëjnë me korrupsionin dhe kjo e bën atë subjekt të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Nuel Kalaj nuk është marrë ende në pyetje nga prokruroia. Për pasojë, ne kemi arritur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me disa vepra penale, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, shpërdorimi i detyrës dhe vepra të tjera penale një pjesë e të cilave pas ndryshimeve që solli paketa e reformës në drejtësi, tashmë nuk mund të jenë objekti i hetimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës apo i gjykimit nga ana e Gjykatës së Tiranës. Këto vepra penale që lidhen me korrupsionin janë vepra penale që hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe hetimin që ka për detyrë prokuroria speciale antikorrupsion”, tha Balla.

Dosja e CEZ ka për qëllim hetimin e çështjes së privatizimit në vitin 2009 të OST-së nga çekët e CEZ. Dy javë më parë, Gjykata e Tiranës ktheu mbrapsht dosjen hetimore në lidhje me skandalin “CEZ-DIA”, për Kastriot Ismailajn, duke e cilësuar të paplotë. Disa muaj më parë, për të njëjtën dosje prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për mungesë provash. Në lidhje me rastin, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, administrator i Debt International Management. Ai u arrestua më 12 maj të 2015-s, nën akuzën e mashtrimin në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Nëntë kompani private brenda muajve përfituan nga CEZ-i 12 milion dollarë, nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara, pjesa më e madhe e të cilave nga DIA.

Rreth 649 milionë lekë dyshohet se kanë dalë jashtë vendit dhe janë transferuar në llogari të ndryshme bankare në 15 shtete të ndryshme. Këto para dyshohet se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP.

Balla tha sot se viti 2020 duhet të nisë me një seancë tjetër gjyqësore për sa kohë që nuk ka më dyshime se kjo gjykatë për publikun është më e besueshme. Balla këmbënguli sërish në marrjen në pyetje të Nuel Kalajt, i cili ndodhet në Kosovë. Dy prokurorët që kanë në dorë dosjen, Ndini Tavani dhe Erjon Imerajn, kanë dërguar letër-porosi në Kosovë, por nuk kanë marrë përgjigjie. Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare në vitin 2009, një marrëveshje që përfundoi me një dëm rreth 414 milionë euro.

Mos ngatërroni dosjet sepse është sërish i njëjti gjyqtar. Ajo që po ju them është se prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. S’mund të mjaftohet prokuroria me dërgimin e letrës në Kosovë dhe çështja është mbyllur në faktin se Kalaj nuk gjendet”, tha ai.

Sipas Ballës, “kjo çështje nuk mund të mbyllet meqë personi nuk gjendet. Kur në fakt, ai dihet, ai del publikisht në Kosovë, ndaj kjo çështje nuk mund të mbyllet, por duhet të zgjerohet. Kjo është e vetmja çështje, kur Kuvendi ka mbyllur hetimet. Këto janë çështje që opinioni publik mezi i pret për të çuar para drejtësisë këdo”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy