Covid-19 në Hematologji, Dasho: QSUT nuk ka mësuar nga gabimi i dy javëve më parë, kjo është e pafalshme

Covid-19 në Hematologji, Dasho: QSUT nuk ka mësuar nga gabimi i dy javëve më parë, kjo është e pafalshme

Mjeku epidemiolog, Erion Dasho, nuk e konsideron shqetësuese rritjen e numrit të rasteve të reja me korornavirus në 24 orët e fundit, kjo përsa kohë pacientët janë në moshë të re. Megjithatë, në një intervistë për TvT, ai thotë se rritja e numrit vjen si pasojë e hapjes së pakujdesshme.  

Fakti që ka rritje do të ishte shqetësues nëse do të shoqërohej me numrin e shtrimeve në spital dhe në kujdes intensiv. Përsa kohë ka rritje të rasteve në moshë të re nuk përbën shqetësim. Do të ishte shqetësim nëse shohim shpërndarjen në grupmosha të rasteve në kategori me rrezik. Kjo situatë nuk është pasojë e hapjes dhe grumbullimeve. Është pasojë e faktit që nuk janë marrë masat e duhura për hapjen e kontrolluar siç ka ndodhur në vendet e tjera europiane”, tha ai.

Dasho e cilëson të pafalshëm për ekipin menaxhues të QSUT infektimin e disa personave në shërbimin e hematologjisë. Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Dasho, sjell si referencë prakikën që ndiqet në spitalet e Gjermanisë.

Mund të parandalohej dhe të ndodhin raste të tilla në hematologji tregon që këtu ka një situatë paradoksale, që i kalon kufijtë e absurdit. Pra QSUT nuk ka mësuar nga gabimi i dy javëve më parë, kjo është e pafalshme. Në Gjermani, pacienti para se të hyjë në qendër apo spital u nënshtrohet disa depistimeve. Fakti që këto nuk janë zbatuar, ngarkon me përgjegjësi ekipin menaxhues të QSUT-së”, tha ai.

Sipas tij, masat kufizuese ishin të domosdoshme në fillim të pandemisë, por zgjatja e tyre mund të bëjë efektin bumerang.

Masat e marsit ishin të sakta. Kur ne ishim para një pandemie të re, ishin plotësisht të justifikuara. Në prill, kur situata u vu nën kontroll duhej të niste zbutja e masave dhe të bëhej qytetari partner në përballimin e kësaj situate. Edhe në mesjetë, karantina ishte 40 ditë. Kur masat e kalojnë kufirin, atëherë kthehen në efektin bumerang. Qytetarët ndihen të revoltuar sepse ata bënë një sakrificë”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy