Vendosën çadra e shezlongë në plazhet publike dhe ndërtuan pa leje ‘beach bar’, në hetim 7 persona në Durrës

Vendosën çadra e shezlongë në plazhet publike dhe ndërtuan pa leje ‘beach bar’, në hetim 7 persona në Durrës

Shtatë persona janë vënë në hetim nga policia e Durrësit, pasi zaptuan plazhet publike me çadra dhe shezlongë si dhe ndërtuan pa leje të beach bar-eve. Policia ka sekuestruar 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje.

Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekte të ndryshme në 3 plazhe, u konstatuan dhe u goditën 8 raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe atyre financiare, raste për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit";

-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;

-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit".

Plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët, si dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore.

Në të kundërt ata do të ndëshkohen sipas ligjit. Gjithashtu, fton pushuesit që nëse marrin dijeni për shkelje të tilla, t’i denoncojnë ato, në numrin pa pagesë 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy