
Dhurata më e ndjerë që mund t’i bësh prindërve është të u sigurosh atyre një shtëpi të re, thotë sipërmarrësja Jori Mersini.
E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tregon emocionet e saj kur për herë të parë pa lot në sytë e babait të saj.
Ajo shton se ka pasur gjithmonë dëshirë t’u plotësonte prindërve ëndrrën për një shtëpi të re.
Kur i dhashë babait çelësat e shtëpisë, dukesha e qetë nga jashtë, por zemra më dridhej.
Të shikosh lot në sytë e babait është më emocionuese se gjithçka, pasi nuk e kisha parë kurrë atë të qante, as në momentet më të vështira, si pas humbjes së njeriut të dashur. Ishte një moment i paharrueshëm.
Kemi qenë një familje e madhe dhe e lidhur fort. Pesë motra dhe një vëlla, tre prej tyre jetojnë në Francë dhe për ne, që kemi qenë gjithmonë bashkë, ka qenë e vështirë të jemi të shpërndarë.
Tani prindërit janë shumë më afër meje, përveçse i kam bërë shtëpinë afër, ata gjithashtu janë si fëmijët e mi, dhe gjithmonë dua që t’i kem pranë.
Në lidhje me reagimet në rrjetet sociale, ajo thotë se videoja që ndau në TikTok dhe Instagram ka marrë një mori komentesh, shumica pozitive.
Video ka pasur mbi 1.5 milion shikime në TikTok dhe 1.2 milion në Instagram, dhe 90% e komenteve kanë qenë të mira. Sigurisht, ka pasur edhe disa komente negative dhe vulgare, por unë nuk i vë fare re.
Aktualisht, prindërit e saj jetojnë në Korçë dhe Mersini është duke bërë sistemimet e shtëpisë së re.
Ajo tregon se surprizën nuk e dinte askush pos motrës së vogël e cila e dinte për blerjen e apartamentit dhe se apartamentin e kishte blerë vetëm katër ditë para momentit që ajo e zbuloi në video.



