Teologu Miron Çako shpjegon pse ortodoksët e festojnë ndryshe nga katolikët Krishtlindjen

Teologu Miron Çako shpjegon pse ortodoksët e festojnë ndryshe nga katolikët Krishtlindjen

Teologu Miron Çako hap dyert e kishës “Ngjallja e krishtit”, në ditën e Krishtlindjes dhe tregon lidhjen e tij me Zotin.

 

Ai rrëfeu për emisionin “Zgjohu me MCN”, se ortodoksët e festojnë ndryshe nga katolikët Krishtlindjen. 

 

Çako tha se ortodoksët e fillojnë shërbesën e mëngjesores në të aguar ndryshe nga katolikët në mesnatë, pasi në momentin kur lindi Krishti u shfaq një yll dhe kjo tregonte lindjen e Krishtit dhe kjo do të thotë se do të lindë Dielli.

 

Ne ndezim një qiri të cilin ia ofrojmë Zotit. Në 25 dhjetor ne festojmë lindjen e zotit tonë Jezu Krisht. Shqiptarët e kanë festuar, përveç periudhës së ateizmit, komunizmit, por me ardhjen e demokracisë, shqiptarët filluan ta rifestojnë. 

 

Krishtlindja nuk është një festë komerciale, por fetare, ka të bëjë me një ngjarje kozmike që ka ndodhur realisht. Është një nga festat shumë të bukura, shumë gazmore. Se Zoti nuk vjen si një gjykatës, por si një foshnjë të cilin të gjithë e pranojnë.

 

Ortodoksët e festojnë ndryshe nga katolikët Krishtlindjen. Ne e fillojmë shërbesën e mëngjesores në të aguar, se kur lindi Krishti u shfaq një yll dhe kjo tregonte lindjen e Krishtit. Kështu kur shikojmë lindjen e mëngjesit ne vijmë në kishë dhe fillojmë shërbesën, sepse kjo do të thotë se do të lindi Dielli. Se Krishti quhet dhe Dielli i drejtësisë. 

 

Kur Krishti lindi në varfëri ekstreme, si mund të bëjmë shpenzime marramendëse, të hamë e të pimë. Por ku është Krishti? Ku është fryma e Krishtlindjes. Ndaj ne themi festojeni Krishtlindjen me Krishtin. Kur ti ke ditëlindjen, ne mendojmë për ty, jo të të lëmë në një cep. 

 

69% e njerëzve kanë stresin çfarë dhurate do bëjmë dhe ku do i gjejnë paratë, kur dhuratën e parë duhet të mendojmë për Krishtin. Lutja është një dhuratë, por Zoti nuk ka nevojë për lutje. Krishti ka nevojë për mëkatet e tua. Mëkatet tona ne i bëjmë dhuratë me anë të rrëfimit që i japim Krishtit. Unë mundohem që në çdo Krishtlindje të jem i penduar për gabimet e mia. 

 

Krishtlindja është një festë solidare, jo për të marrë dhurata të shtrenjta. Duhen ndihmuar njerëzit në nevojë. Kur hyjmë në kishë zakonisht i drejtohemi ikonostasit. I pari i shtëpisë është Krishti, ndaj ne gjithmonë përshëndesim ikonën e Krishtit, bëjmë shenjën e kryqit dhe puthim ikonën. Nuk puthim thjesht dërrasën, por imazhin që paraqet ikona. 

 

Kisha nuk ndalon lutjen që del nga zemra. Se marrëdhënia me Zotin është marrëdhënie at-bir, ku hapet zemra. Zoti njihet në furtunë, unë e njoha Zotin në një krizë identiteti shpirtëror dhe fizik. Prej vitesh vuaja nga një situatë komplekse brenda vetes sime, nuk e dija se çfarë kisha. Ishte sikur kisha një tjetër person brenda meje që më luftonte me mendime të liga, që më krijonin një pështjellim shumë të madh që nuk ia dija origjinën. 

 

Patjetër që u drejtova tek njerëzit, mjekët, ata që pretendonin të më ndihmonin, por nuk ma zgjidhën. Unë rashë në depresion, dhe në rini kjo u intensifikua si situatë. Erdhi pastaj dhe vështirësia maksimale që kjo gjendje brenda meje më çonte në një udhëkryq. Nuk dija si të veproja me veten time, më vinte keq, isha në Akademinë e Arteve për skulpturë. Fillova të kërkoja Zotin. 

 

Vështirësia më bëri të kërkoja Zotin. Kur nuk gjeta zgjidhje te njerëzit, atëherë kërkova Zotin. Dhe unë si ateist që isha thirra “O Zot” dhe nisa ta kërkoj Zotin në formën institucionale. Kam lexuar libra fetarë dhe vetëm kur lexova zotin Jezu Krisht, Biblën, gjeta zgjidhjen e problemit. Kur dikush më lidhi me Zotin Jezu Krisht, atëherë gjërat filluan të ndryshojnë, ishte lutje kishe. 

 

Kur lexova Biblën, mësova për botën okulte, mua më kishin bërë lidhje magjike dhe kuptova se nuk isha unë që mendoja ashtu në mënyrë dëshpëruese, ishte djalli që kishte hyrë brenda meje. Djalli kishte marrë pushtet tek unë dhe do realizonte dëshirën e tij të më shkatërronte. Zoti Jezu Krisht më shpëtoi dhe kur unë u çlirova përfundimisht, doja që t’i shërbeja Zotit. 

 

Zoti më tha që ti nuk do më shërbesh si artist, por si katekist, do iu mësosh njerëzve atë që unë të mësova ty. Unë di që Zoti më thirri në mënyrë personale, që ti do më shërbesh si mësues. Kjo ndodhi pas pagëzimit. Unë kisha ëndrra për t’i shërbyer si artist, se nuk dija si t’i shërbeja për atë që më bëri mua. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy